•  test
  •  
  •  test
  •  

LIGJ NR. 8685, DATË 09.11.2000 “PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË TË PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË MINIERA NË NËNTOKË”

 

VKM NR. 73, DATË 15.02.2001 “PËR KRITERET DHE MASËN E TRAJTIMIT TË VEÇANTË TË PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË MINIERË, NËNTOKË”

 

LIGJ NR. 9356, DATË 17.03.2005  PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8685, DATË 9.11.2000 “PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË TË PUNONJËSVE, QË KANË PUNUAR NË MINIERA, NË NËNTOKË”

 

LIGJ NR. 9706, DATË 05.04.2007 PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8685, DATË 9.11.2000 “PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË TË PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË MINIERA NË NËNTOKË”, TË NDRYSHUAR

 

LIGJI NR. 150/2014 “PËR PENSIONET E PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË MINIERA NËNTOKË”.

 

VKM NR. 78, DATË 28.01.2015, PËR ZBATIMIN E LIGJIT NR. 150/2014, DATË 06.11.2014 “PËR PENSIONET E PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË MINIERA, NË NËNTOKË”

 

LIGJ Nr. 72/2017 PËR FALJEN E DETYRIMEVE NDAJ FONDIT TË SIGURIMEVE SHOQËRORE TË  PERSONAVE NË PENSION INVALIDITETI, SIPAS LIGJIT NR. 7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR, DHE TË PERSONAVE NË PENSION, SIPAS LIGJIT NR. 150/2014,  “PËR PENSIONET E PUNONJËSVE QË  KANË PUNUAR NË MINIERA, NË NËNTOKË”,  TË KRIJUARA PËR SHKAK TË PUNËSIMIT GJATË KOHËS SË PËRFITIMIT TË  PENSIONIT

 

VENDIM NR. 301, DATË 23.5.2018 PËR PROCEDURËN E FALJES SË DETYRIMEVE PËR SUBJEKTET E LIGJIT NR. 72/2017, “PËR FALJEN E DETYRIMEVE NDAJ FONDIT TË  SIGURIMEVE SHOQËRORE TË PERSONAVE NË PENSION IN VALIDITETI, SIPAS LIGJIT NR. 7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN  E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR, DHE TË PERSONAVE NË PENSION, SIPAS LIGJIT NR. 150/2014,  “PËR PENSIONET E PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË MINIERA NËNTOKË, TE KRIJUARA PËR SHKAK TË PUNËSIMIT, GJATË KOHËS SË PËRFITIMIT TË PENSIONIT

 

LIGJ Nr. 24/2018 PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 7514, DATË 30.9.1991, “PËR PAFAJËSINË, AMNISTINË DHE REHABILITIMIN E ISH-TË DËNUARVE DHE TË PËRNDJEKURVE POLITIKË”,  TË NDRYSHUAR

 

VENDIM Nr. 302, datë 23.5.2018 PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR. 78,  DATË 28.1.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ZBATIMIN E LIGJIT  NR. 150/2014, “PËR PENSIONET E PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR  NË MINIERA, NË NËNTOKË”

 

LIGJ NR. 29/2019 “PËR TRAJTIMIN FINANCIAR, SUPLEMENTAR TË PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË MINIERA NË NËNTOKË, TË PUNONJËSVE TË INDUSTRISË SË NAFTËS E TË GAZIT DHE TË PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË METALURGJI”

 

LIGJ NR. 167/2020 PËR FALJEN E DETYRIMEVE TË SIGURIMEVE SHOQËRORE, QË ISH-PUNONJËSIT E NËNTOKËS KANË NDAJ INSTITUTIT TË SIGURIMEVE SHOQËRORE, TË LLOGARITURA PËR PERIUDHËN QË KANË PËRFITUAR, SIPAS LIGJIT NR. 8685, DATË 9.11.2000, “PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË TË PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË MINIERA NË NËNTOKË”, TË NDRYSHUAR, TË CILËT NJËKOHËSISHT KANË ZHVILLUAR AKTIVITET EKONOMIK SI TË PUNËSUAR OSE VETËPUNËSUAR.

  •  test
  •  

Mbështetur në VKM nr. 732, datë 12.12.2018 “Për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit, 2018”,  Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare sha, duke filluar nga dita e hënë, datë 17 dhjetor 2018, do të fillojë pagesën e shpërblimit të festave të fundvitit për pensionistët, në masën 5,000 lekë. Për të realizuar në kohë dhe me korrektësi dhënien e këtij shpërblimi është realizuar një grafik në të gjitha qendrat paguese të postës. Sipas këtij grafiku, të miratuar për këtë qëllim, do të punohet me orar veprimi nga ora 7.30 deri në orën 20.00, çdo ditë, duke filluar nga data 17.12.2018.

Çdo ditë, deri në orën 14:00, do të realizohet pagimi i pensionit dhe shpërblimi për ata pensionistë që kanë datën e tërheqjes së pensionit dhe pas kësaj ore do të paguhet shpërblimi për pensionistët që e kanë tërhequr pensionin para kësaj date, sipas grafikut të mëposhtëm.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka gjeneruar shpërblimin në sistemin informatik dhe gjithshka është gati në portalin e pagesave për t’u paguar, për të gjithë përfituesit. Njëkohësisht janë garantuar dhe transferuar fondet tek Posta shqiptare sha, si agjent pagues.

Pensionistët që e tërheqin pensionin pranë bankave të nivelit të dytë, në datën e pagesës së pensionit 20.12.2018,  do t’iu transferohet edhe masa e shpërblimit.

Për pensionistët që e tërheqin pensionin në zyrat postare në fshatra, shpërblimi do të paguhet sipas datave të pagesës së pensioneve, duke filluar nga data 18 dhjetor e në vazhdim.

GRAFIKU I PAGESAVE 

DATA E PAGESËS SË SHPËRBLIMIT

PENSIONISTËT E DATËS/DATAVE

17.12.2018 17.12.2018           dhe     3 dhjetor 2018
18.12.2018 18.12.2018          dhe     4 dhjetor 2018
19.12.2018 19.12.2018          dhe     5 dhjetor 2018
20.12.2018 20.12.2018          dhe     6 dhjetor 2018
21.12.2018 21.12.2018          dhe     7dhjetor 2018
22.12.2018 22.12.2018          dhe    10 dhjetor 2018
24.12.2018 24.12.2018          dhe    11  dhjetor 2018
25.12.2018 25.12.2018         dhe     12 dhjetor 2018
26.12.2018 26.12.2018         dhe     13 dhjetor 2018
27.12.2018 27.12.2018         dhe     14 dhjetor 2018
28.12.2018 28.12.2018        dhe ata që kanë mbetur pa tërhequr
29.12.2018 29.12.2018        dhe ata që kanë mbetur pa tërhequr

Të gjithë ata që nuk do të mund ta tërheqin këtë shpërblim deri më 29 dhjetor, do të mund ta marrin atë bashkë me tërheqjen e pensionit në muajin Janar 2019 e në vazhdim, pasi faturat janë të gjeneruara.Grafiku i shpërndarjes së pagesave është dakortësuar midis ISSH-së dhe POSTËS SHQIPTARE sha.