

Deklaratë për shtyp
Nisur nga denoncimi i bërë më datë 17 shkurt 2020, në emisionin “Fiks Fare” në Televizionin Kombëtar Top-Channel nga qytetari Hamid Lama, se ka paguar dy shuma të ndryshme (dhënë me rregjistrim me figurë nga ky televizion), ndaj dy zyrtarëve të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, Krujë, Eduart Zogu, me detyrë përgjegjës i ALSSH Krujë, si dhe Inspektorit të Bujkut në këtë Agjenci, Ibrahim Gurra, Drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së, Z. Astrit Hado, vendosi menjëherë shkarkimin nga puna dhe nisjen e procedurave për ndjekjen në rrugë ligjore të të dy zyrtarëve.
Z. Hado ka falenderuar median që ka bërë të mundur zbardhjen e rasteve abuzive, duke i hapur rrugën kështu pastrimit të institucionit nga çdo zyrtar që abuzon me detyrën e tij.