

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore z. Astrit Hado zhvilloi një takim me drejtorët e Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për masat që po ndërmerren për ofrimin e shërbimeve tërësisht në rrugë elektronike, duke filluar nga data 1 Maj 2022.
Z. Hado kërkoi angazhimin e plotë të të gjitha strukturave, për të bërë të mundur zbatimin me sukses të kësaj reforme, që ka në fokus qytetarin dhe marrjen e shërbimeve në çdo kohë, nga kudo ku ndodhen dhe pa kosto.
ISSH është e angazhuar për informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për tejkalimin e çdo problematike me të cilin ata mund të hasin.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ofron 56 shërbime përmes platformës e-Albania.