Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) priti në një takim zyrtar, përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare të Sigurimeve Shoqërore (ISSA), ku ISSH është anëtare prej vitesh.

Takimi u zhvillua me fokus “Përmirësimin e shërbimeve dhe forcimin e bashkëpunimit institucional”, duke adresuar çështje strategjike për zhvillimin e sistemit të sigurimeve shoqërore.

Në takim morrën pjesë z. Marcelo Abi-Ramia Caetano – Sekretar i Përgjithshëm i ISSA, zj. Marjorie Lestienne – Koordinatore Rajonale për Europën, Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të ISSA, zj. Entela Lula Vallat – Drejtoreshë e Administrimit të ISSA dhe Drejtues dhe përfaqësues të ISSH-së.

Përfaqësuesja e ISSA bëri një prezantim mbi rolin dhe funksionimin e ISSA, duke mundësuar një njohje më të thellë të organizatës dhe angazhimeve të saj.

Ky takim shërbeu për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin mes ISSH dhe ISSA, për të krijuar mundësi të reja për shkëmbimin e eksperiencave dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta.