Bazuar në marrëveshjet ndërmjet ISSH-së dhe bankave të nivelit të dytë, personat që kërkojnë të tërheqin përfitimin e tyre pranë këtyre bankave, duhet të nënshkruajnë dy herë në vit, çdo muaj mars dhe shtator “Deklaratën për konfirmimin e kreditimit të llogarisë dhe rregullshmërinë e pagesave në bankat e nivelit të dytë”.
Meqenëse numri i pensionistëve që kërkojnë shërbimin e pagesës së pensioneve nëpërmjet bankave vjen duke u shtuar dhe për më tepër konstatohet në vazhdim rritje e fluksit të këtyre kërkesave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në funksion të lehtësimit të procedurave ndaj qytetarëve,në bashkëpunim me portalin E-Albania, ka përcaktuar që një herë në vit deklarata mund të plotësohet dhe postohet nëpërmjet portalit E-Albania, që do të thotë që përfituesi mund ta plotësojë e prezantojë deklaratën konfirmuese, në një 6 mujor pranë sportelit të bankës (personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij) dhe 6 mujorin tjetër mund të bëhet nëpëmjet portalit E-albania.
LIGJI NR. 29/2019 “PËR TRAJTIMIN FINANCIAR, SUPLEMENTAR TË PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË MINIERA NË NËNTOKË, TË PUNONJËSVE TË INDUSTRISË SË NAFTËS E TË GAZIT DHE TË PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË METALURGJI”
Llojet e përfitimeve
- pension për shkak të profesionit (llojit të punës);
- shtesë mbi pensionin e pleqërisë;
- shtesë mbi pensionin e invaliditetit.
Kush janë përfitues:Pensionin për shkak të profesionit (llojit të punës) e përfitojnë:
a.Ish-punonjësit, të cilët kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë; trajtimi me përfitime përpara moshës dhe kushteve të përcaktuara në dispozitat e ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, do të vazhdojë të bëhet sipas përcaktimeve në dispozitat e ligjit nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
- b) Ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 1, “Punë, që hyjnë në kategorinë e parë”, krerët IV, pikat 2 e 3, dhe XI, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”, të ndryshuar,
- c) Ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 2, “Punë, që hyjnë në kategorinë e dytë”, kreu V, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori, për efekt pensioni”, të ndryshuar, dhe personeli inxhiniero-teknik, që ka punuar në ndërmarrjet e sistemit të naftës, sipas listës së miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave,
ç) Ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në metalurgji në profesione, punë dhe ndërmarrje, sipas përcaktimeve në krerët III, VIII e XII, të pasqyrës nr. 1, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”
Shtesë mbi pensionin e pleqërisë dhe mbi pensionin e invaliditetit, e përfitojnë:
- a) ish-punonjësit, sipas përcaktimeve në këtë ligj, të cilët kanë përfituar pension pleqërie ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension pleqërie, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
b) shtesën mbi pension, sipas shkronjës “a”, e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesionet dhe punët e përcaktuara në këtë ligj;
c) shtesën mbi pension, sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, e përfitojnë edhe personat që marrin pension sipas ligjit nr. 150/2014 “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, kur data e lindjes së të drejtës për pension është deri më 31.12.2014.
Lista e personave perfitues nga Ligji nr. 29/2019, per periudhen 21 korrik – 11 gusht 2021
Lista e personave perfitues nga Ligji 29/2019, per periudhen 31 maj – 21 korrik 2021
Deklaratë për shtyp
Nisur nga denoncimi i bërë më datë 17 shkurt 2020, në emisionin “Fiks Fare” në Televizionin Kombëtar Top-Channel nga qytetari Hamid Lama, se ka paguar dy shuma të ndryshme (dhënë me rregjistrim me figurë nga ky televizion), ndaj dy zyrtarëve të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, Krujë, Eduart Zogu, me detyrë përgjegjës i ALSSH Krujë, si dhe Inspektorit të Bujkut në këtë Agjenci, Ibrahim Gurra, Drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së, Z. Astrit Hado, vendosi menjëherë shkarkimin nga puna dhe nisjen e procedurave për ndjekjen në rrugë ligjore të të dy zyrtarëve.
Z. Hado ka falenderuar median që ka bërë të mundur zbardhjen e rasteve abuzive, duke i hapur rrugën kështu pastrimit të institucionit nga çdo zyrtar që abuzon me detyrën e tij.
NJOFTIM
Njoftohen të gjithë qytetarët, se në zbatim të Vendimeve të Këshillit të Ministrave për përballimin e situatës së krijuar nga COVID 19, aplikimet për shërbimet që ofron ISSH-ja do të jenë vetëm online.
Në zyrat e pritjes pranë agjencive tona nuk do të ofrohet shërbim në sportele, për të shmangur kontaktet fizike. Në çdo agjenci janë afishuar numrat e telefonave të punonjësve për të asistuar këdo që kërkon ndihmë për aplikim apo shërbim. Dokumentet origjinale duhet të dorëzohen përmes Postës shqiptare sha, në adresë të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, ku aplikohet për shërbim.
Aplikimet për pagesat e barrëlindjes do të bëhen online dhe raportet e barrëlindjes, si dhe raportet mjekësore për paaftësi të përkohshme do të skanohen dhe do të ngarkohen në portal. Pagesat për barrëlindje do të paguhen normalisht nëse aplikimi është bërë online dhe kanë bashkangjitur kopje të skanuara të raportit mjekësor, pavarësisht mungesës së raportit origjinal. Raportet origjinale duhet të dërgohen me postë në adresë të DRSSH.
Personat që janë invalidë dhe kanë datën e rikomisionimit do t’iu shtyhet rikomisionimi për më vonë, ndërkohë që pagesa do të vijojë për ta edhe për këtë muaj.
Personat që tërheqin në bankë pensionin dhe që duhet të bënin deklaratat pranë bankave për vazhdimin e pagesës do ta përfitojnë pagesën, ndërkohë që deklarimi do t’iu shtyhet.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve që për të aplikuar për shërbim nga ISSH të mos paraqiten në sportelet e agjencive të ISSH-së, por të aplikojnë online.
- Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 188, datë 30 mars 2022 “Për indeksimin e pensioneve dhe bazës së vlerësuar”.
- Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 196, datë 31.03.2021 “Për indeksimin e pensioneve”.
- Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 263, datë 30.3.2020 “Për indeksimin e pensioneve”.
- Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 262, datë 30.3.2020 “Për miratimin e koeficientit të indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2018, për llogaritjen e pensioneve”.
- Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 167, datë 27.3.2019 “Për indeksimin e pensioneve”.
- Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 348, datë 12.6.2018 “Për indeksimin e pensioneve”.
- Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 571, datë 3.10.2018 “Për koeficientët e indeksimit të pagave, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për llogaritjen fillestare të pensioneve”.
- Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 131, datë 22.02. 2017 “Për përcaktimin e listës së mallrave të zgjedhura dhe metodën e llogaritjes së pensionit”.
Një zjarr ka përfshirë sot, në datën 05 shtator 2020, në 07 e 20 minuta, godinën e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Fier.
Godina, e cila ndodhet në lagjen “15 Tetori”, u përfshi papritur nga zjarri, por përdorimi i materialeve antizjarr dhe mbërritja në pak minuta e zjarrfikësve ka bërë të mundur që flakët të shuhen shpejt.
Drejtuesi rajonal i sigurimeve shoqërore, Andius Olldashi, konfirmoi se nuk ka asnjë dëm në njerëz, por vetëm pak dëme në disa materiale administrative dhe në disa dosje të mbyllura të përfitimeve të pensioneve. Ndërkaq, Instituti i Sigurimeve Shoqërore deklaron se nga dëmtimi i materialeve në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Fier nuk preket asnjë përfitues, pasi të gjitha dosjet e pensionistëve janë të dixhitalizuara dhe ndodhen në arkivën online të këtij institucioni.
ISSH falenderon punonjësit e zjarrfikëseve të Fierit për reagimin e shpejtë, duke bërë të mundur minimizimin e dëmeve.
Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së u shpreh se do të ketë edhe një hetim administrativ mbi shkaqet e rënies së zjarrit në godinë.
- Përgjegjës sektori / Sektori i Protokoll-Arkivit / Drejtoria e Administrimit të Përgjithshëm / Insituti i Sigurimeve Shoqërore / 14.01.2025
- Specialistë, mjekë_Sektori i Ekzaminimeve Mjekësore_Drejtoria e Përfitimeve_ISSH_19.12.2024
- Specialist auditues_Drejtoria e Auditimit të Brendshëm_ISSH_16.12.2024
- Specialist / Drejtoria e Integrimit dhe Zbatimit të Marrëveshjeve me Jashtë / Sektori i Zbatimit të Marrëveshjeve me Jashtë / ISSH / 04.12.2024
- Specialist_Drejtoria e Auditimit të Brendshëm_ISSH_04.12.2024
- Specialist / Drejtoria e Burimeve të Informacionit / Sektori i Administrimit të Rrjetit dhe Teknologjisë/ ISSH / 11.09.2024.
- Specialist / Drejtoria e Integrimit dhe Zbatimit te Marreveshjeve / ISSH / 26.07.2024
- ISSH, Specialist / Drejtoria e Auditit / 03.04.2024
- ISSH, Specialist auditues i raporteve dhe riskut / Drejtoria e Auditit / ISSH / 03.04.2024
- Specialist / mjek / Drejtoria e perfitimeve / ISSH / 03.04.2024
- ISSH / Drejtor / Drejtoria Juridike / 04.01.2024
- ISSH / Specialist per Fondin Arkivor te Kontributeve / Dega e arkives / 04.01.2024
- ISSH, Specialist / Drejtoria e Auditit / 27.12.2023
- ISSH, Specialist / Sektori i Inspektimit të përfitimeve të invaliditetit dhe familjare / Drejtoria e Inspektimit të përfitimeve / 21.06.2023
- ISSH, Specialist, Njesia e inspektimit te perfitimeve afatgjata, Drejtoria e Inspektimit te perfitimeve / 27.02.2023
- Specialist / mjek i Ekspertizës Mjekësore / Sektori i Ekspertizes mjekësore / ISSH / 28.07.2022
- Specialist i sigurimit të të vetëpunësuarve në bujqësi / Drejtoria e Kontributeve / 28.07.2022
- Zëvendësdrejtor ekonomik / ISSH / 20.07.2022
- Zëvendësdrejtor teknik / ISSH / 20.07.2022
- Specialist shërbim me publikun / Sektori i Marrëdhënieve me Publikun, në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun / ISSH / 23.06.2022
- Specialist për Fondin Arkivor të Përfitimeve / Dega e Arkivit, në Drejtorinë e Administrimit të Përgjithshëm/ ISSH / 23.06.2022
- Specialist për Trajnimet / Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve / në Drejtorinë e Administrimit të Përgjithshëm / ISSH / 23.06.2022
- Specialist për kërkim social / Drejtoria e Integrimit dhe Marrëveshjeve, Reformave dhe Kërkimit Social / ISSH/ 26.11.2021
- Specialist në Sektorin e marrëdhënieve me tatimet dhe administrimit të të dhënave, pranë Drejtorisë së Kontributevet / ISSH / 29.10.2021
- Specialist për kërkim social / ISSH / 30.06.2021
- Specialist në Sektorin e përfitimeve afatshkurtra / ISSH / 30.06.2021
- Specialist / Sektori i Marrëdhënieve me Tatimet dhe Administrimit të të Dhënave / ISSH / 01.03.2021
- Specialist për trajnimet / ISSH / 01.03.2021
- Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun / ISSH / 26.02.2021
- Sekretar i Komisionit të Apelit dhe Këshillit Administrativ / ISSH / 26.02.2021
- Specialist i kontabilitetit, implementimi programi i ri, në Sektorin e Kontabilitetit, pranë Drejtorisë së Financës / ISSH / 05.01.2021
- Specialist në Sektorin e Përfitimeve Afatgjata, në Drejtorinë e Përfitimeve në ISSH / 17.11.2020
- Specialist për standartet dhe kontrollin e administrimit të dokumentave në Degën e Arkivës, në Drejtorinë e Administrimit të Përgjithshëm në ISSH / 17.11.2020
- Specialist – Drejtoria e Auditimit të Brendshëm ISSH / 04.12.2024
- Specialist – Drejtoria e Integrimit dhe Zbatimit të Marrëveshjeve me Jashtë – Sektori i Zbatimit të Marrëveshjeve me Jashtë ISSH / 04.12.2024