BANKA BOTËRORE
ISSH ka aplikuar dhe ka fituar 2 projekte me donator Bankën Botërore. Projekti i parë ka si qëllim “Ndërtimin e Arkivës së centralizuar të Sistemit të Sigurimeve Shoqërore”. Vendimi i Qeverisë Shqiptare nr. 723, datë 30.10.2007, “Për ndryshimin e përgjegjësisë të administrimit të dy ndërtesave të agjensisë Lundër, nga Drejtoria e Rezervave të Shtetit në varësi të Ministrisë së Brendshme, te Instituti i Sigurimeve Shoqërore në varësi të Ministrisë të Financave”, realizoi mundësinë e ndërtesës, ku do të ngrihet arkiva e centralizuar të ISSH. Në vazhdim është realizuar dhe projekti shtesë nga Banka Boterore për krijimin e arkivës digitale.
Projekti i dytë, i cili është në përfundim me donator BB është për “Modernizimin e Sistemit të Sigurimeve Shoqërore” me komponent: Reforma Administrative dhe ngritja e sistemit modern të IT të sigurimeve shoqërore.
Instrumentat ligjorë ndërkombëtarë në fushën e sigurimeve shoqërore, prioritet i implementimit në kuadër të strategjisë afatgjatë:
-Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, 10 Dhjetor 1948);
-Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (4 Nëntor 1950, Romë);
-Konventa mbi Statusin e Refugjatëve (28 Korrik 1951, Gjenevë);
-Konventa e OKB-së për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve Migrantë (1 Korrik 2003);
-Marrëveshjet e Përkohshme Europiane (Interim Agreement), 11 Dhjetor 1953, Paris;
-Konventa mbi Statusin e Personave pa shtetësi (28 Shtator 1954, UN, KE);
-Karta Sociale Europiane, neni 12, pika 4 a) b) (18 Tetor 1961, Torino);
-Kodi Europian i Mbrojtjes Sociale, neni 73 (16 Prill 1964);
-Konventa e ILO-s, nr.102, “Për standardet minimale të mbrojtjes shoqërore”;
-Rregullorja e Mbrojtjen Sociale 883/2004, qe ka zevendesuar Regulloren 1408/71 dhe Rregulloren e BE 574/72 (14 Dhjetor 1972, Strasburg);
-Statusi Ligjor i Punëtorëve Migrantë (24 Nëntor 1977).